Newcastle dhe Everton interesohen për huazimin e Armando Broja

Ylli shqiptar në rritje, Armando Broja është në interesin e dy skuadrave angleze. Lojtari i Chelsea, Broja nuk po merr minutat maksimale në ‘Stamford Bridge’ dhe kjo bën që disa skuadra të interesohen nëse mund të kenë shërbimet e tij. Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Newcastle dhe Everton, përcjell lajmi.net.…

Sport

02/11/2022 11:30

Ylli shqiptar në rritje, Armando Broja është në interesin e dy skuadrave angleze.

Lojtari i Chelsea, Broja nuk po merr minutat maksimale në ‘Stamford Bridge’ dhe kjo bën që disa skuadra të interesohen nëse mund të kenë shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të Ben Jacobs, për Armando Brojan po interesohen Newcastle dhe Everton, përcjell lajmi.net.

Të dyja skuadrat duan të bëjnë lëvizje drejt shqiptarit, qysh në merkaton e janarit, për ta marrë kartonin e tij në formë huazimi.

Ditë më parë, Broja është shprehur i lumtur për rinovimin me Chelsea, duke përsëritur se ‘Blutë’ janë skuadra e ëndrrave të tij.

Mbetet të shihet nëse Graham Potter dhe krerët e Chelsea do të shqyrtojnë mundësinë që ta dërgojnë ‘shqipen’ në huazim. /Lajmi.net/