New York ndalon cigaret elektronike aromatizuese

Me vdekjen e 7 personave dhe me sëmundjen e më shumë se 500 personave nga kjo cigare, tani Nju Jork parandalon cigaret elektronike,

Lifestyle

20/09/2019 08:43

Pas Michigan edhe Shteti i New York ndalon shitjen e cigareve elektronike aromatizuese, shkaktare sipas autoriteteve shëndetësore e 7 të vdekurve dhe qindra të sëmurëve me probleme me frymëmarrjen.

I vetmi përjashtim është janë e-cig aromatizuese me duhan dhe mente.

Vendimi, që hyn në fuqi menjëherë është marrë nga Këshilli i shëndetit publik, propozuar nga guvernatori Andrew Cuomo. Shitësit do të kenë dy javë kohë për të tërhequr e-cig nga tregu, transmeton Alsat.

Sipas të dhënave të departamentit shëndetësor, pothuajse 40% e nxënësve të vitit të fundit të shkollave të mesme, përdorin cigaret elektronike.
Një përdorim që është rritur nga 10,5% në 2014 në 27,4% në 2018. Edhe presidenti Trump ka hedhur hipotezën e ndalimit të e-cig aromatizuese në nivel federal.