Neville: Liverpool dhe Man City po e shijojnë garën për titull
Ish-lojtari i Man United, Gary Neville ka komentuar ‘luftën’ e Man City dhe Liverpool për titull.

Sport
Manchester City dhe Liverpooli vazhdojnë ‘luftën’ për titull, pasi të dyja arritën fitore në xhiron 34 të Premier Ligës.
Ndeshjet po shkojnë drejt fundit, por siç duke asnjëra as tjetra skuadër nuk do dorëzohet në garën për titull.
Në lidhje me garën e dy gjigantëve anglez për titull ka komentuar edhe ish-lojtari i Man Unted, Nerville.
Sipas tij të dy ekipet po e shijojnë garë e tyre për titull.
“Të dy ekipet janë duke dominuar, për shkak të cilësisë dhe qetësisë së tyre. Gjithçka që ata kanë. Ata thjeshtë duket se kanë kontroll duket se po e shijojnë”, ishin fjalët e Neville për ‘Sky Sports’, përcjell lajmi.net.
Man City gjenden në vendin e parë në tabelë me 83 pikë, një më shumë se Liverpooli që pozicionohen në pozitën e dytë./Lajmi.net/