Neuer për Mane: Ne e vlerësojmë vërtet që e kemi atë në Bayern për vitet e ardhshme

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur në lidhje me transferimin e tyre të ri. Sadio Mane gjatë kësaj merkato kaloi nga Liverpooli te Bayern Munich. Ndërsa i lumtur me transferimin e senegalezit drejt ‘Allianz Arena’ është shprehur portieri i ekipit bavarez, Neuer. “Sadio Mane ka qenë shumë profesionist që nga ardhja e tij…

Sport

23/07/2022 23:45

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka folur në lidhje me transferimin e tyre të ri.

Sadio Mane gjatë kësaj merkato kaloi nga Liverpooli te Bayern Munich.

Ndërsa i lumtur me transferimin e senegalezit drejt ‘Allianz Arena’ është shprehur portieri i ekipit bavarez, Neuer.

“Sadio Mane ka qenë shumë profesionist që nga ardhja e tij në klub, ai është një lojtar i klasit botëror. Sengalezi është mbresëlënës dhe ka qëndrimin e duhur. Ne e vlerësojmë vërtet që e kemi atë në Bayern për vitet e ardhshme”, tha gjermani, transmeton lajmi.net.

Mane iu bashku gjigantit gjerman për shumën 41 milionë euro dhe do të luajë në ‘Allianz Arena’ deri në vitin 2025./Lajmi.net/