Neuer: Për këtë arsye u mposhtëm nga Dortmund

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer u ankua në fatin e keq për humbjen me penallti nga Borussia Dortmund që i eliminoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Sport

29/04/2015 10:09

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer thotë se fati i keq bëri që ata të mposhten nga Borussia Dortmund që i eliminoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Skuadrat luajtën baras 1:1 në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve, por Dortmund triumfoi me penallti ku Bayern nuk shënoi asnjëherë nga katër tentime, përfshirë Neuerin që qëlloi traversën.

“Penalltitë shkuan keq, por ishte reflektim i ndeshjes”, deklaroi Neuer për faqen zyrtare të Bayernit.

“Ne mund të kishim fituar, jo vetëm brenda 90 minutave por edhe në shtesë. E kishim nën kontroll por nuk e gjetëm golin e dytë dhe kjo na lë një shije të hidhur”, u shpreh ai.