Neuer për fitoren 7-1: Treguam një tjetër anë tonën
Manuel Neuer është shprehur shumë i lumtur me fitoren e Bayern Munich ndaj RB Salzburg.

Sport
Portieri gjerman ka thënë se skuadra e tij meritoi fitoren e thellë ndaj Salzburg, duke insistuar se bënë një lojë të shkëlqyer.
Neuer është shprehur i lumtur me faktin që Bayern nuk i lejoi shumë raste Salzburgut, duke thënë se treguan një tjetër anë të tyre.
“Mendoj se e filluam mirë dhe kishim penalltitë, ku nga aty morëm hovin. Ne jemi shumë të lumtur me paraqitjen e sotme”, ka thënë Neuer mbrëmë pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se treguam një tjetër anë tonën sot, dhe nuk lejuam shumë shanse në kundër-zbritjet e tyre”, shtoi gjermani.
Bayern së bashku me Liverpool ishin skuadrat që mbrëmë siguruan biletën për fazën tjetër të Champions League. /Lajmi.net/