Neuer paralajmëron PSG-n me këtë deklaratë
Manuel Neuer, autor i disa pritjeve të rëndësishme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Lyonit, po shijon fitoren.
Sport
Portieri gjerman ka fluturuar në finale ku, të dielën në mbrëmje, do të s fidojë një tjetër skuadërfranceze: Paris Saint-Germain.
Asnjë frikë në fjalët e thëna për mediat pas fitores ndaj Lyon, përkundrazi. Neuer është i vetijshëm se ky Bayern është më i fortë se skudra që realizoi Tirplete-n fantastike në 2013-ën: kampionat, kupë kombëtare dhe Ligën e Kampionëve.
“Jemi më të fortë në krahasim me të kaluarën. Tani kemi më shumë cilësi dhe më shumë alternativa në skuadër. Ky ekip është fantastik”, ka thënë numri një i bavarezëve.
“E dimë se çfarë duhet të bëjmë me Flick. Ai është shumë i qetë, veçanërisht para ndeshjeve si kjo. Na ka përgatitur mirë për çdo ndeshje, pavarësisht nga kundërshtari që kemi pasur përballë”.
“Kemi gjithmonë një plan për kundërshtarët dhe rezultatet duken në fushë”. /Lajmi.net/