Neto, transferimi i parë i Liverpoolit

Portieri i Fiorentinas, Neto mund të jetë transferimi i parë i skuadrës së Liverpoolit, marrëveshje e cila mund të arrihet gjatë janarit.

Sport

12/11/2014 18:29

Liverpooli është duke kërkuar me ngulm të sigurojë shërbimet e portierit të Fiorentinas, Neto, i cili  mund të zëvendësojë Simon Mignoletin.

Mignolet ka qenë tejet i pasigurtë gjatë këtij sezoni, duke bërë disa gabime trashanike. Ai kështu mund të zëvendësohet nga Neto.

Portieri brazilian ka kontratë me Fiorentinan deri në verën e vitit 2015, mirëpo Mail raporton se Liverpooli do të transferojë atë gjatë janarit.

Së fundmi, Neto ka qenë i lidhur dhe me një kalim te kampioni në fuqi i Serie A, Juventusi.