Netflix: Sezona e re e kësaj serie do t’i thyej të gjitha rekordet
Netflix përdor një numër specifik për të matur shikueshmërinë.

ShowBiz
Nuk ka asnjë dyshim që seria ‘Stranger Things’ është njëra prej më të njohurat në Netflix, por duhet të dyshojmë në pretendimin e Netflix, ku ka thënë që seria e re do t’i thyej të gjitha rekordet.
Kompania ka treguar një raport ku 1/3 e fitimeve kanë ardhur nga kjo seri, konkretisht nga sezona e 4, me 64 milionë antarsime, që e kanë shikuar në muajin e parë menjëherë pas lansimit, raporton “The Verge”, transmeton lajmi.net.
Duke pretenduar që sezona e re e këtij seriali me këto shifra të mbledhura, do të i thyej të gjitha rekordet e shikueshmërisë.
Netflix nuk është shumë i qartë se si i mbledh këta numra. Mirëpo, ajo çka është e dukshme është se kjo serie është një ‘hit’ në këtë platformë televizive. /Lajmi.net/