Netanyahu reagon pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër tij

Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e përshkroi vendimin si “gënjeshtra absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”. Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit. Zyra…

Bota

21/11/2024 16:10

Në përgjigjen e parë ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi një urdhër për arrestimin e tij me akuza për krime lufte, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu e përshkroi vendimin si “gënjeshtra absurde” dhe tha se vendimi ishte “anti-semitik”.

Zyra e liderit izraelit thotë se kundërshton kategorikisht pretendimet e bëra kundër kryeministrit izraelit.

Zyra e Netanyahut tha se vendi “nuk do të përkulet para presionit, nuk do të pengohet dhe nuk do të tërhiqet” derisa, tha, të arrihen të gjitha qëllimet e luftës të Izraelit.

Gjithashtu edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant mori gjithashtu një urdhër arresti, raporton aljazeera.

Kujtojmë se trupi gjykues prej tre anëtarësh në vendimin unanim për dhënien e urdhrit ka shkruar “paneli zbuloi se ka arsye të arsyeshme për të besuar se të dy individët me dashje dhe me vetëdije privuan popullsinë civile të Gazës nga sendet e nevojshme për mbijetesën e tyre, duke përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet dhe furnizimet mjekësore, si dhe karburantin dhe energjinë elektrike”.

Hamasi dhe grupet e tjera në Gaza ende besohet se mbajnë peng e rreth 100 personave, të paktën disa prej të cilëve janë vrarë. Autoritetet në Gaza, të udhëhequra nga Hamasi, thanë se numri i të vdekurve në fushatën ushtarake 13-mujore të Izraelit ishte më shumë se 40 mijë njerëz, megjithëse nuk ishte e mundur që gazetarët të verifikonin numrin e të vdekurve.