Netanyahu: Më shumë se gjysma e luftës ka kaluar, Izraeli paralajmëron për javë të tjera luftimesh me Iranin

Izraeli është i përgatitur për të vazhduar luftimet me Iranin edhe për “javë të tjera”, deklaroi të martën një zëdhënës ushtarak, duke sinjalizuar se konflikti mund të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht, përcjell A2CNN. Deklarata vjen pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u shpreh në një intervistë se lufta ka kaluar “më shumë se…

Bota

31/03/2026 12:13

Izraeli është i përgatitur për të vazhduar luftimet me Iranin edhe për “javë të tjera”, deklaroi të martën një zëdhënës ushtarak, duke sinjalizuar se konflikti mund të zgjasë më shumë se sa ishte parashikuar fillimisht, përcjell A2CNN.

Deklarata vjen pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u shpreh në një intervistë se lufta ka kaluar “më shumë se gjysmën e saj”, duke lënë të kuptohet se operacionet ushtarake janë ende larg përfundimit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Nadav Shoshani, tha se ushtria është plotësisht e përgatitur për një angazhim të zgjatur. “Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë operacionet për javë të tjera. Kemi objektivat, municionet dhe personelin e nevojshëm,” u shpreh ai para gazetarëve.

Megjithatë, ai theksoi se vendimi për kohëzgjatjen e mëtejshme të operacioneve i takon udhëheqjes politike. “Është në dorën e lidershipit të vendosë,” shtoi Shoshani.

Deklaratat tregojnë për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa tensionet në rajon mbeten të larta dhe zhvillimet në terren vijojnë me intensitet.