Netanyahu i prerë: Hyjmë në Gaza për të shkatërruar Hamasin
Ne hymë në Gaza të zhytur në mendime të shqetësuar për fatin e ushtarëve tanë. Këtë e tha kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar sot kombit izraelit. “Ne kemi hyrë në vendqëndrimin e ligësisë. Qëllimi ynë është të shkatërrojmë Hamasin dhe të rikthejmë pengjet e Hamasit. Është momenti i së vërtetës: fito ose…
Bota
Ne hymë në Gaza të zhytur në mendime të shqetësuar për fatin e ushtarëve tanë.
Këtë e tha kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin e tij drejtuar sot kombit izraelit.
“Ne kemi hyrë në vendqëndrimin e ligësisë. Qëllimi ynë është të shkatërrojmë Hamasin dhe të rikthejmë pengjet e Hamasit. Është momenti i së vërtetës: fito ose pusho së ekzistuari. Lufta brenda Gazës do të jetë e vështirë dhe e gjatë, do të jetë lufta jonë e dytë e pavarësisë. Ne duam t’u kthejmë vrasësve atë që kanë bërë”, ka thënë ai.
Sipas tij, nëse Izraeli nuk e fiton luftën, atëherë e keqja do të përhapet.
“Kjo është arsyeja pse do të jetë fitorja e së mirës mbi të keqen”, nënvizoi më pas ai, duke falënderuar ndër të tjera liderët e Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë që udhëtuan në Tel Aviv për të mbështetur Izraelin.