Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e zmadhimit beninj të prostatës dhe ai pritet të shkojë nesër në spital për t’iu nënshtruar operacionit, raporton Sky News. Ai në fillim të këtij viti iu nënshtrua një…
Bota
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij.
75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e zmadhimit beninj të prostatës dhe ai pritet të shkojë nesër në spital për t’iu nënshtruar operacionit, raporton Sky News.
Ai në fillim të këtij viti iu nënshtrua një operacioni për hernie, ndërsa vitin e kaluar iu implantua një stimulues kardiak.