Nesër zgjedhen kryetarët e 19 komunave
Qytetarët e 19 komunave të Kosovës, nesër do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri, i cili do ta udhëheq qytetin për katër vitet e ardhshme.

Lajme
38 kandidatë do t’i hyjnë garës së nesërme për të fituar primatin e të parit nëpër komunat e tyre, ndërsa në komunën e Parteshit do të bëhet rivotimi për kryetar.
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve gjatë ditës ka bërë të ditur se i kanë kryer të gjitha përgatitjet para procesit të votimit, që pritet të nis nesër nga ora 07:00 e mëngjesit.
Mbi 13 mijë vëzhgues janë akreditur gna KQZ-ja me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, shkruan lajmi.net
Partitë politike kanë bërë fushatë zyrtare për afat kohor prej pesë ditësh, e cila u përmbyll mbrëmë nga të gjitha partitë.
Mbi 1 milionë e 353 mijë votues do të kenë të drejtë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, në 614 qendra të votimit.
Gati për ditën e zgjedhjeve është edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë një plan operativ për të siguruar rend dhe qetësi të nesërmen.
Vëmendja do të jetë më së shumti në qendrat e mëdha ku do të zhvillohet një garë e ashpër, sidomos edhe pas koalicioneve të arritura pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Më poshtë mund të lexoni edhe numrin e votuesve nëpër çdo komunë:
Gjakovë – 114 mijë e 418 qytetarë me të drejtë vote
Gjilan – 100 mijë e 399 qytetarë me të drejtë vote
Dragash – 40 mijë e 338 qytetarë me të drejtë vote
Istog – 47 mijë e 683 qytetarë me të drejtë vote
Kaçanik – 33 mijë e 917 qytetarë me të drejtë vote
Klinë – 47 mijë e 408 qytetarë me të drejtë vote
Kamenicë – 38 mijë e 13 qytetarë me të drejtë vote
Mitrovicë e jugut – 79 e 42 qytetarë me të drejtë vote
Obiliq – 24 mijë e 582 qytetarë me të drejtë vote
Rahovec – 57 mijë e 200 qytetarë me të drejtë vote
Podujevë – 84 mijë e 88 qytetarë me të drejtë vote
Prishtinë – 188 mijë e 341 qytetarë me të drejtë vote
Prizren – 168 mijë e 884 qytetarë me të drejtë vote
Shtime – 26 mijë e 356 qytetarë me të drejtë vote
Suuharekë – 66 mijë e 390 qytetarë me të drejtë vote
Ferizaj – 108 mijë e 561 qytetarë me të drejtë vote
Vushtrri – 71 mijë e 978 qytetarë me të drejtë vote
Malishevë – 52 mijë e 273 qytetarë me të drejtë vote
Kllokot – 3 mijë e 742 qytetarë me të drejtë vote
Partesh – 4 mijë e 694 qytetarë me të drejtë vote (rivotim) /Lajmi.net/