Nesër shfaqet premiera e filmit “Tradhti me Letra” në Gjakovë

Filmi i metrazhit të shkurtër i regjisorit Valmir Tertini me tematikë të realitetit shqiptar, nesër do të ketë premierë edhe në Gjakovë.

ShowBiz

06/05/2016 10:56

Tertini, ka bërë të ditur për lajmi.net se nesër me datë 07.05.2016 në ora 20:00 në Shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë do të mbahet premiera e filmit të tij, dhe janë të ftuar edhe gazetarë dhe filmdashës.

Ndër të ftuarit tjerë, ka edhe bashkëpunues të filmit nga Gjermania dhe Tirana, pasiqë xhirimet e filmit janë bërë në Gjermani dhe Kosovë dhe premiera e tij e parë ka qenë në Tiranë.

Në film luajnë shumë aktorë të njohur si Fisnik Zeqiri, Albulena Kryeziu, Don Granit Shala, Molikë Esat Maxhuni dhe aktorja gjermane Alexandra Waluk e cila së fundi ka luajtur në një film hollivudian së bashku me aktoren e njohur Julia Roberts. Ndërkaq producent i filmit është Fitim Krasniqi. /lajmi.net