Nesër seancë e jashtëzakonshme për Nehat Thaqin
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për arrestimin e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi, nga autoritetet e Serbisë

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se arrestimi i Thaqit është provokativ dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, shkruan lajmi.net
“Nuk është në rregull që një shtet u huaj në mënyrë provokative të arrestoj një eprorë por asnjë qytetarë dhe formave të tilla të presioni nuk do ti nënshtrohemi”, ka deklaruar Veseli.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se do të përkrahin institucionet dhe task forcën e krijuar për të punuar më tepër për lirimin e Thaqit.
Pal Lekaj nga AAK-ja ka thënë se kjo seancë është e vonshme për arrestimin e drejtorit të Policisë, dhe sipas tij është për keqardhje që nuk ka pas asnjë reagim pozitiv nga Qeveria që 11 ditë.
Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën u shpreh se nesër presin të kenë një debat të mirë ku do të japin rekomandime për Qeverinë se si do të veprojë për lirimin e Thaqit. /lajmi.net