Nesër seanca e radhës plenare, ky është rendi i ditës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

Lajme
Seanca është paraparë të nis në ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-074 për turizmin,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Kurse duke nisur nga ora 14:30, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë vazhdimin e seancës plenare.
Si pikë e rendit të ditës është vetëm një.
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14, 19 prill dhe 11 maj 2022:
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend./Lajmi.net/