Nesër protestohet në Korçë kundër Bregoviqit

Qytetarët e Korçës kanë paralajmëruar një protestë kundër pranisë së këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.

ShowBiz

07/08/2021 22:08

Kjo është bërë e ditur nga Faqja “Korça Report”, ku thuhet se kanë dorëzuar në polici njoftimin për protestë, që pritet të zhvillohet nga ora 11:00.

Sipas qytetarëve protestues protesta është paqësore dhe do të mbahet te katedralia ortodokse në Korçë.

Përndryshe, një numër i madh i këngëtarët të tjerë kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival. Së fundmi ishte Dafina Zeqiri ajo që e ka tërhequr pjesëmarrjen.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.