Nesër pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%, ZRRE njofton për mbledhjen

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nesër do të mbajë mbledhjen në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind. Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe në rend dite janë shtatë pika. Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.…

Lajme

10/04/2025 18:08

Zyra e Rregullatorit të Energjisë nesër do të mbajë mbledhjen në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind.

Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe në rend dite janë shtatë pika.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Ndërkaq, nesër iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë për të kundërshtuar këtë vendim./Express/

RENDI I DITËS

Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së
për vitin 2025

Miratimi i Rendit të Ditës;

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;

Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;
Të tjera.