Nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të…

Lajme

09/07/2026 19:22

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të parashikimeve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo rast kur plotësohen kushtet për zbatimin e këtij vendimi.