Nesër në orën 16:00, Osmani i dorëzon detyrën Haxhiut – vendi ende pa president
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dorëzojë nesër detyrën e saj, pasi i përfundon mandati në krye të shtetit. Sipas agjendës zyrtare, në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës, ku Osmani do t’ia kalojë përgjegjësitë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky akt do të mbahet në…
Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të dorëzojë nesër detyrën e saj, pasi i përfundon mandati në krye të shtetit.
Sipas agjendës zyrtare, në orën 16:00 do të zhvillohet ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës, ku Osmani do t’ia kalojë përgjegjësitë Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Ky akt do të mbahet në Kabinetin e Presidentes, transmeton lajmi.net.
Ky zhvillim vjen në një situatë kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri të vendit. Për pasojë, ushtrimi i detyrës së presidentit pritet të kalojë përkohësisht te kryetarja e Kuvendit, sipas përcaktimeve kushtetuese.
Përfundimi i mandatit të Osmanit dhe mungesa e një presidenti të ri hap një fazë të përkohshme institucionale, deri në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit./lajmi.net/