Nesër në Kuvendin e Kosovës, programi i Qeverisë 2017-2021

Nga administrata e Kuvendit të Kosovës bëhet me dije se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës.

Lajme

06/12/2017 17:54

 

Në ketë seancë, siç thuhet në njoftim, transmeton Koha.net, do të jetë në rend dite vetëm një pikë: Shqyrtimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2017-2021.

Seanca pritet të fillojë në orën 10:00.

Në Kuvendin e Kosovës sot dështoi miratimi në leximi të parë i Buxhetit të Kosovës për vitin 2018.

Sot deputetët kanë miratuar Projektligjin mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.