Nesër mbyllet rruga Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc pasi do të realizohet minim i masave shkëmbore

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3. Kjo mbyllje do të ndodh pasi që do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës, shkruan lajmi.net. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit…

Lajme

11/12/2024 15:21

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Prishtinë-Pejë në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9., Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3.

Kjo mbyllje do të ndodh pasi që do të realizohet minimi Nr.4  i masave shkëmbore nga ana e majtë e zgjerimit të rrugës, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
 
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës. /Lajmi.net/