Nesër mbyllet rruga Dollc-Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gjakovë. Në njoftim thuhet se në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës. Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë dhe sipas ministrisë, me…

Lajme

14/04/2025 17:18

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet rruga Dollc-Gjakovë.

Në njoftim thuhet se në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.

Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë dhe sipas ministrisë, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga ora 15:00 deri ne ora 15:30.

“Ju njoftojmë se nesër, në trasen e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Dollc-Gjakovë L=31, do të realizohet minimi Nr.1 i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës”.

“Punimet do të zhvillohen në pjesën e rrugës kah fshati Volljakë. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut. Ndërprerja e trafikut do do të bëhet në intervalin kohor: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30. Ju lusim që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzoni rrugët alternative”, thuhet tutje në njoftimin e ministrisë.