Nesër mbahet seanca e dytë ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes
Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e dytë në rastin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të dyshuar për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.
Lajme
“Nesër më 30 mars 2017, në orën 13.00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar seanca e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, klientit tim Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve të tjerë Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendos lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në “Facebook”, përcjell lajmi.net
Ai më tej ka thënë se aktakuza ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes është politike.
“Nuk ka kurrfarë mëdyshje se ngritja e kësaj aktakuzës në dhjetor të vitit 2016 është bërë për qëllime politike, për të mbuluar vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari kundër të cilit nuk është gjetur asnjë dëshmi për involvimin e tij në rastin për të cilin është arrestuar, është paraburgosur për 78 ditë pa u marrur asnjëherë në pyetje nga Prokuroria”, ka shtuar më tej Gashi. /Lajmi.net/