Nesër mbahet seanca e 31-të për konstituimin e Kuvendit
Nesër, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen përsëri për të tentuar të konstituojnë atë. Kjo seancë do të filloj nga ora 11:00. Seanca e nesërme është seanca e 31-të me radhë pas deshtimeve të vazhdueshme për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net. Këto dështime kanë ardhur pasi që partia e parë nga zgjedhjet e…

Lajme
Nesër, deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen përsëri për të tentuar të konstituojnë atë.
Kjo seancë do të filloj nga ora 11:00.
Seanca e nesërme është seanca e 31-të me radhë pas deshtimeve të vazhdueshme për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Këto dështime kanë ardhur pasi që partia e parë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, ka propozuar për kryekuvendare, Albulena Haxhiun e ajo nuk ka arritur t’i mbledh votat e duhura.
Opozita nuk po e voton Haxhiun pasi sipas tyre ajo është “figurë përçarëse”, ndërkaq LVV ka vendosur të mos e ndërroj kandidaten e tyre. Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se asnjë nga ministrat e Qeverisë së kaluar të Albin Kurtit nuk do t’i ketë votat e PDK-së për kryetar të Kuvendit, ndërkaq, Ramush Haradinaj nga AAK ka thënë se do t’i votonin Saranda Bogujevcin, Shqipe Selimin apo Glauk Konjufcën.
Qe nga 1 maji, në Kuvendin e Kosovës po vihet në votim komisioni për votim të fshehtë, por në këtë votim nuk po marrin pjesë fare partitë e opozitës pasi sipas tyre është antikushtetuese.
AAK ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese komisionin për votim të fshehtë, ndërsa nga kjo Gjykatë kanë thënë ditë më parë për lajmi.net se është ende në shqyrtim.
Seanca e radhës nuk pritet të sjell ndonjë ndryshim në konstituimin e Kuvendit. /Lajmi.net/