Nesër mbahet balotazhi – KQZ ka një thirrje për qytetarët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot një njoftim për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë qendrën e tyre të votimit për nesër. Në njoftimin e publikuar nga KQZ thuhet:“ Kontrollo sot qendrën tënde të votimit! Vizito 👉 https://qv.kqz-ks.org dhe gjej ku voton. 🪪 Mos harro njërin nga dokumentet: letërnjoftim,…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë sot një njoftim për të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të kontrollojnë qendrën e tyre të votimit për nesër.
Në njoftimin e publikuar nga KQZ thuhet:“ Kontrollo sot qendrën tënde të votimit! Vizito 👉 https://qv.kqz-ks.org dhe gjej ku voton. 🪪 Mos harro njërin nga dokumentet: letërnjoftim, pasaportë ose leje e vozitjes.”, transmeton lajmi.net.
Përmes kësaj platforme online, qytetarët mund të gjejnë me lehtësi vendndodhjen e saktë të qendrës së tyre të votimit duke futur vetëm të dhënat personale.
KQZ gjithashtu rikujton se për të votuar është e domosdoshme paraqitja e një dokumenti të vlefshëm identifikimi – letërnjoftim, pasaportë ose leje e vozitjes.
Ky apel vjen në kuadër të përgatitjeve për procesin zgjedhor, me qëllim që qytetarët të jenë të informuar dhe të sigurohen që mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike pa vonesa ditën e votimit./lajmi.net/