Nesër kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autostradat e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi vjen për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius…

Lajme

12/08/2026 18:53

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi vjen për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria ka bërë thirrje për operatorët ekonomikë dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. /Lajmi.net/