​Nesër i jepet lamtumira e fundit veprimtari i çështjes kombëtare Ekrem Jashari

Pas një sëmundjeje të rëndë, të dielën në Gjenevë të Zvicrës ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari në moshën 74-vjeçare. Ceremonia mortore e Ekrem Jashari mbahet nesër (e martë) më 24 qershor në Ferizaj. Ekrem Jashari jetoi dhe veproi në Zvicër, duke u bërë urë lidhëse ndërmjet mërgatës shqiptare dhe luftës në Kosovë. Organizata e…

Lajme

23/06/2025 18:28

Pas një sëmundjeje të rëndë, të dielën në Gjenevë të Zvicrës ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Ekrem Jashari në moshën 74-vjeçare.

Ceremonia mortore e Ekrem Jashari mbahet nesër (e martë) më 24 qershor në Ferizaj.

Ekrem Jashari jetoi dhe veproi në Zvicër, duke u bërë urë lidhëse ndërmjet mërgatës shqiptare dhe luftës në Kosovë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmeve të tij, duke thënë se “Me dhembje për ndarjen nga jeta të bacit Ekrem Jashari. Baci një emër që mishëroi devotshmërinë, guximin dhe përkushtimin ndaj atdheut”.

Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, “Baci Ekrem, ishte mësues, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe një ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së në Ferizaj”.

“Një personalitet i cili dha kontribut të çmuar në proceset e shtetformimit dhe ndërtimit të Republikës së Kosovës. I qëndrueshëm në ideale, i palëkundur në përkushtim, jeta e tij ishte mishërim i fjalës atdhetar”. TDHETAR.

Sipas njoftimit, ceremonia mortore mbahet ditën e martë, më 24 qershor 2025 në Ferizaj.

Prej orës 13:00 – 14:30 mbahen homazhe pranë arkivolit në Galerinë e Arteve në Ferizaj, ndërsa, prej orës 15:00 mbahet mbledhje Komemorative në Teatrin “Adriana” në Ferizaj.

Nga ora 17:00 mbahet ceremonia e varrimit në Varrezat e Veteranëve në varrezat e qytetit, Ferizaj. Sipas njoftimit, e pamja do të mbahet për tri ditë: 25, 26 dhe 27 qershor 2025 në Restaurant “Nesi” – Sojevë, Ferizaj.