Nesër hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nesër hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”. Ai ka publikuar edhe një video nga punimet që po zhvillohen, shkruan lajmi.net. Rama ka falënderuar qytetarët për “durimin”.
