Nesër fillon mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka njoftuar se nga nesër (e hënë), do të fillojë mësimi i kombinuar edhe për klasat 7, 8, 9 dhe 11, 12.

Lajme

20/09/2020 18:52

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se udhëheqësit e shkollave mund të vendosin ndryshe nëse vlerësojnë se ka rrezik nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku edhe iu ka bërë thirrje të gjithëve për kujdes.

“Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe taskë-forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie”, ka njoftuar ndër të tjerash ministri Likaj, shkruan lajmi.net.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Nga nesër (21 shtator 2020), do të kthehen në shkollë me mësim të kombinuar edhe nxënësit e klasave 7, 8, 9 dhe 11, 12, përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet.

Ministria e Arsimit dhe të gjitha institucionet tjera relevante do të jenë në çdo kohë afër juve.

Të gjithë bashkë, mund t’ia dalim që të mbajmë shkollat hapur për Ju, për Kosovën!

#Maske

#Distance

#Higjiene. /Lajmi.net/