Nesër drejtësia vendos për Valon Aliun, që vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Coklin dhe plagosi vëllain e saj në QPS
Nesër, e premte, më 3 prill, në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00. Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht…
Lajme
Nesër, e premte, më 3 prill, në Gjykatën Themelore në Ferizaj do të shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Valon Aliu, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ish-bashkëshortes së tij. Seanca është caktuar të nisë në orën 11:00.
Rasti lidhet me ngjarjen tragjike që ndodhi më 12 prill 2024, e cila tronditi vendin dhe veçanërisht familjen Cokli nga Ferizaji, transmeton lajmi.net.
Sipas aktakuzës, Aliu, 36 vjeç, vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Eronën, brenda zyrës së punëtores sociale gjatë një takimi që po zhvillohej në ambientet e institucioneve sociale.
Gjatë incidentit, viktima ishte e shoqëruar nga vëllai 15-vjeçar dhe punëtorja sociale. Sipas deklarimeve të të dyshuarit, gjatë një fjalosjeje me ish-bashkëshorten, ai nxori armën nga brezi dhe qëlloi në drejtim të saj dhe të vëllait të saj. Si pasojë, Aliu vrau ish-bashkëshorten dhe plagosi rëndë djalin 15-vjeçar.
Shqyrtimi i aktgjykimit të nesërm pritet të japë vendimin për këtë rast që tronditi qytetin e Ferizajt dhe opinionin publik në Kosovë./lajmi.net/