Nesër do t’i jepet lamtumira e fundit ish kryetarit të Rahovecit, Qazim Qeska

Nesër do të mbahet mbledhje komemorative për ish kryetarin e komunës së Rahovecit, Qazim Qeska. Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në sallën e kuvendit komunal në Rahovec. “Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje…

Lajme

24/02/2024 18:17

Nesër do të mbahet mbledhje komemorative për ish kryetarin e komunës së Rahovecit, Qazim Qeska.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 në sallën e kuvendit komunal në Rahovec.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, organizohet mbledhje komemorative, më 25 shkurt 2024, në orën 11:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, në nderim të jetës dhe veprës së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit

Qeska do të varroset në orën 14:00, në varrezat e qytetit.

Postimi i plotë: