Nesër dalin pagesat e dyfishta për mbi 24 mijë familje në asistencë sociale

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta të asistencës sociale.

Lajme

29/10/2020 17:02

Bajrami tha se përfitues do të jenë 24 mijë e 791 familje, shkruan lajmi.net.

Sipas ligjit, familjet në asistencë sociale do të marrin për 3 muaj rresht pagesë të dyfishtë.

Pagesat e dyfishta do të bëhen për muajin tetor, nëntor dhe dhjetor. /Lajmi.net/ 

Mbi 24 mijë familje marrin nesër dyfishin e asistencës sociale

Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Thursday, October 29, 2020