“Nëse VV s’ishte e bindur se e fiton rastin nga Kushtetutat tjera, por t’i referohej edhe asaj serbe, më mirë mos ta procedonte fare”
Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj Lëvzijes Vetëvendosje, e cila në çështjen e dërguar në Gjykatën Kushtetuese, kundër presidentit Thaçi për mandatarin, i është referuar edhe Kushtetutës së Serbisë.
Lajme
Sipas Zogajt, nëse Vetëvendosje s’ka qemë e bindur se fiton edhe pa ndihmën e kushtetutës serbe, më mirë mos ta dërgonte fare.
Reagimi i plotë:
E kam te veshtire me besu qe citimi dhe perdorimi si argument i ndonje neni nga Kushtetuta e Serbise, LV-se do te ia fiton rastin ne Gjykaten Kushtetuese. Pra, nese LV nuk ka qene e bindur qe ka raste tjera referuese, nga kushtetutat tjera, qe do t’i ndihmonin ne ceshtjen qe ka parashtruar ne Gjykate, mire do ishte qe te mos procedonte fare kete rast.
Refuzimi i citimit te Kushtetutes se Serbise ne cfaredo dokumenti zyrtar ne Kosove, do te duhej me qene qendrim politik i secilit subjekt politik kosovar. Te pakten, ndaj kesaj Kushtetute qe eshte ne fuqi. Pra, do te refuzonim njohjen e nje Kushtetute qe ta mohon ekzistencen tende si shtet. Besoj qe kjo eshte e mjaftueshme qe te mos e permendim ate dokument ne Kosove.