Nëse Vjosa kandidon për kryetare të LDK-së, kandidon edhe Valentina Bunjaku

Vjosa Osmani është deklaruar ditë më parë se ajo mund të kandidojë për të marrë timonin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, nëse një gjë e tillë do të ndodhë, Vjosa Osmani do ta ketë kundërkandidate Valentina Bunjakun.

Lajme

04/03/2015 20:50

Valentina Bunjaku, e cila është Kryesuese e Asamblesë komunale në Gjilan, thotë se i përket gjeneratës së dytë të LDK-istëve. Para saj, pjesë e kësaj partie ka qenë edhe i ati.

Ajo thotë se Vjosa Osmani është e “ardhur” në LDK, andaj, nëse ajo kandidon për kryetare partie edhe Bunjaku do ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë do t’i futem garës për kryetare të LDK-së, nëse në këtë garë do të jetë Vjosa Osmani. Familja ime është LDK, kurse LDK është familja ime”, ka thënë Bunjaku për Express, e cila ka shprehur respekt të konsiderueshëm për kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Unë jam nga fillimi në LDK. Jam rritur me ketë parti. Vjosa është e ardhur aty”, ka thënë Bunjaku.