Nëse partneri ju kontrollon telefonin, mund t’i ketë këto probleme psikologjike

Studimet tregojnë se 34% e grave dhe 62% e meshkujve të paktën një kanë shikuar fshehurazi në telefonat e partnerit të tyre.

Lifestyle

16/10/2019 09:14

Mesa duket, këtu mund të jenë disa probleme të thella psikologjike që e motivon partnerin apo partneren tuaj për t’i shikuar ato mesazhe apo edhe të tjerat gjëra që keni në telefonin tuaj.

Në këtë artikull do të i gjeni disa probleme psikologjike që mund të i kenë këta persona të cilët e ndjenjë nevojën e kontrollimit të telefonit të partnerit dhe se çka do të thotë kjo për lidhjen tuaj, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Partneri/partnerja juaj ka vetëbesim të ulët

Në shumë raste kur një person kontrollon telefonin e personit që është në lidhje ata janë të shqetësuar se nuk janë të mjaftueshëm për të dhe e ndjenjë nevojën për kontroll të tyre.

Partneri/partnerja nuk është i/e kënaqur me lidhjen 

Në një lidhje të shëndetshme të dy partnerët i besojnë njëri tjetrit pa marr parasysh në çfarë rrethana dhe i respektojnë nevojat e ndryshme të njëri-tjetrit. Por, nëse një prej tjetrit e ka nevojën për kontrollim te mesazheve atëherë është koha ta rimendoni lidhjen tuaj.

Partneri juaj mund të mendoj të ju tradhtoj 

Një kuriozitet i pa shëndetshëm për jetën tuaj mund të jetë një shenjë alarmuese për ju, pasi që partneri/partnerja juaj është duke pasur mendime më të thella.

Partneri/partnerja kanë nevojë për vëmendje

Nëse ju të dy nuk keni kaluar shumë kohë se bashku apo edhe nuk keni pasur një bisedë si duhet, atëherë kjo mund të qoj deri në xhelozinë e partnerit, duke bërë kështu nevojën që të shikoj në telefon. /Lajmi.net/