Nëse nuk përfshihen martesat e gjinisë së njëjtë, Avokati i Popullit do ta dërgojë në Kushtetuese Kodin Civil

Emisioni Dokumentar “Pasojë” këtë javë sjell në spikamë problemet dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti LGBTI në Kosovë, duke shtjelluar aspektin përmbajtësor, psiko-social, institucional, lajmi.net nëpërmjet këtij dokumentari synon të hedh dritë mbi (mos)heshtjen e këtij grupi shoqëror, të margjinalizuar, por të padorëzuar.

Lajme

03/07/2022 21:29

Nga Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) kanë thënë se e drejta e martesës garantohet me Kushtetutë dhe se në Kodin Civil të Kosovës duhet të lejohet martesa e gjinisë së njëjtë.

“Mendojmë se e drejta për martesë duhet t’i njihet përveç personave me sekse të ndryshme edhe personave me sekse të njëjta. Kjo me arsyetimin se kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenin 37 e përcakton të drejtën e secilit person për të lidhur martesë në bazë të ligjit. Kuptohet që ligji i familjes e përcakton sekse të ndryshme, mirëpo ne kemi rregullim parimor kushtetues që secili person ka të drejtë të martohet. Mbi këtë bazë dhe këtë frymë ne mendojmë se kodi civil duhet të ketë një dispozitë e cila e lejon lidhjen e martesës edhe për personat me sekse të njëjta, nëse ndodh që kjo mos të futet në kodin civil, atëherë vjen në shprehje edhe pabarazia para ligjit që është kategori kushtetuese sepse kushtetua i garanton secili person që të jetë i barabartë para ligjit, pastaj ndodh edhe ai diskriminimi në baza të orientimit seksual i cili është i ndaluar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe vjen deri tek mosrespektimi i jetës private dhe familjare. Rrjedhimisht edhe moslejimi i të drejtës për të lidhur martesë e cila garantohet me kushtetutë siç e thash edhe më herët. Do të thotë rrjedhin disa shkelje të cilat nuk duhet të jenë, për këtë arsye ne në këtë fazë e kemi parë të arsyeshme që të publikojmë një opinion i cili e ka dhënë qartazi mendimin e avokatit të popullit që duhet të lejohet në projekt kodin aktual duhet të futet një dispozitë e cila duhet të lejoj shprehimisht personave me sekse të njëjta që të lidhin martesë të barabartë në situatë krejtësisht të ngjashme sikurse personat e sekseve të ndryshme. Kjo është sa i përket qëndrimit tonë në lidhje me kodin civil”, tregon ai për lajmi.net.

Tahiri gjithashtu në fund tha se personat LGBTI pavarësisht çdo akti ligjor e norme morale janë pjesë e shoqërisë, duke i kontribuar asaj në çdo formë.

Ndërsa, Edona Ahmetaj, juriste dhe aktiviste ka bërë të ditur se në rast se martesat e gjinisë së njëjtë nuk përfshihen në Kodin Civil, atëherë Avokati i Popullit do ta dërgojë pyetjen në Kushtetuese.

“Nëse nuk votohet atëherë duhet ose të fillojë nismë e re legjislative apo të fillojë procesi prej fillimit. Mirëpo që patjetër duhet qoftë kod civil ose të amandamentohet  apo të lëshohet ligji aktual mbi familjen. Ndërsa nëse kalon prej kodit në versionin aktual, fatmirësisht kushtetuta jonë e ka këtë të mirë sepse e ka paraparë siguresa apo mekanizma të tjerë të cilët mund të aktivizohen për të siguruar përputhshmëri të projekt kodit në kushtetutën. Fatmirësisht në Kosovë avokati i popullit publikisht ka deklaruar që është i gatshëm ta dërgojë pyetjen në gjykatën kushtetuese në mënyre që të kontrollohet ligjshmëria e projekt kodit nëse kalon në versionin aktual. Mundësi tjetër ligjore e cila mund të aplikohet është nëse një çift i seksit të njëjtë janë të gatshëm të inicion procedurat në një komunë të Kosovës. Ata mund t’i ndjekin dhe t’i shtjerrin gjitha mjetet juridike në sistemin tonë ligjor dhe prapë ta mundësojnë të drejtën e tyre qoftë në gjykatat e rregullta përmes kontrollit incidental kushtetuese apo të drejtë paq thirrjes e mjeteve juridike në gjykatën kushtetuese”, tha ajo. /Lajmi.net/