“Nëse nuk fal nuk feston”. Imzot George Frendo: Të rrëzojmë muret e mendjemadhësisë

“Duhet të shkatërrojmë muret që kemi ndërtuar”. Kështu e nis urimin e tij Imzot George Frendo me rastin e festës së Krishtlindjes.

Lajme

23/12/2017 18:25

Muret e ndërtuara nga paragjykimi, ambicia dhe mendjemadhësia. Ti që deri në këtë moment i ke mbajtur inat dikujt, je i gatshëm ta afrosh dhe ti japësh dorën dhe ta urosh gëzuar Krishtlindjen? Nëse jo, atëherë je shtiracak, hipokrit, zemërgur, mendjemadh, nuk je i denjë të kremtosh Krishtlindjen”, tha Imzot George Frendo.

“Ashtu si dëshira e Jezusit ishte për më shumë drejtësi dhe lumturi në Jeruzalem, kështu edhe ne të japim maksimumin për vendin tonë në këto kohë të vështira duke i lënë vend dashurisë më shumë se sa urrejtjes”, vijon ai.

“Në shumë mënyra, Shqipëria ka qenë e e bekuar nga Zoti. Por le të angazhohemi që Shqipëria të bëhet një vend më i denjë për Shqiptarët. Të gjithëve ju urojmë gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”.