Nëse keni më shumë se 10 nishane në këtë pjesë të trupit, jeni të rrezikuar nga kanceri

Të kesh më shumë se 11 nishane në krahun e djathtë mund të jetë shenjë se një person ka rrezik më të lartë nga kanceri i lëkurës, thuhet sipas hulumtuesve.

Lifestyle

19/10/2015 18:34

Ekspertët besojnë se numri i nishaneve që një person i ka në krahun e djathtë është indikatori kryesor se trupi mund të jetë më i rrezikuar nga melanoma.

Njerëzit me më shumë se shtatë nishane në krahun e djathtë ishin nëntë herë më të prirë për të pasur 50 të tilla në total, përderisa ata me më shumë se 11 kishin gjasa të kishin më shumë se 100 nishane në trup, transmeton lajmi.net.

Hulumtuesit në Kolegjin e Mbretit në Londër ranë në përfundim se numri i nishaneve në trup, si p.sh në krahun e djathtë, mund të jetë tregues i problemeve potenciale të shëndetit.

Studimi, i kryer nga Wellcome Trust, ekzaminoi të dhëna nga 3,500 femra binjake. Studiuesit numëruan nishanet në trup dhe analizuan llojin e lëkurës, flokëve dhe ngjyrës së flokëve, në mënyrë që të çonin studimin e tyre më përpara. Ata thanë se nëse një person ka më shumë se 11 nishane në krahun e majtë, mund të jetë më i rrezikuar nga melanoma.

Melanoma është lloji i pestë më i zakonshëm i kancerit në Mbretëri të Bashkuar; që vret më shumë se 2,000 njerëz çdo vit. Studimi është i publikuar në revistën britanike të Dermatologjisë. (lajmi.net)