Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mos e lani fytyrën! Kjo është arsyeja pse

Ju vetëm po e bëni lëkurën tuaj edhe më të yndyrshme.

Lifestyle

30/03/2021 13:26

A e dini pse lëkura juaj prodhon yndyrë? Kjo është në fakt për të mbrojtur lëkurën tuaj nga faktorët e jashtëm që mund ta irritojnë, shkruan lajmi.net.

Shumë femra dhe meshkuj sot përballen me akne dhe zakonisht janë personat që kanë një lëkurë më të yndyrshme.

Sigurisht, iu është rekomanduar të lani fytyrën të paktën 2 herë në ditë dhe të mos përdorni krema me shumë yndyrë, por në fakt kjo është shumë gabim.

Ndoshta e keni vënë re se kur zgjoheni në mëngjes, fytyra juaj është shumë e yndyrshme edhe pse e keni larë mirë me sapun natën e mëparshme.

Epo kjo ndodhë pikërisht për shkak të larjes. Sa më shumë që të përpiqeni të largoni yndyrën natyrale të fytyrës, aq më shumë do të prodhoj lëkura yndyrë.

Shmangni përdorimin e sapunit sa më shumë. Më poshtë lajmi.net ka shpjeguar se si mund të kujdeseni për lëkurën tuaj dhe të ulni sasinë e yndyrës.

Nëse nuk përdorni makijazh, atëherë është shumë më e lehtë për juve. Në mëngjes shpërlani fytyrën me ujë paksa të vakët, dhe përdorni pambuk për të fërkuar lehtësisht fytyrën tuaj për të larguar yndyrën.

Më pas përdorni një kremë të lehtë me Q10.

Në mbrëmje, para gjumit lajeni fytyrën me sapun. Pas kësaj, përdorni vaj esencial të pemës së çajit (mund ta gjeni në dyqane bio ose të dyqanet islame që shesin produkte natyrale).

Përdorni vetëm 2-3 pika vaj, aq sa për të mbuluar të gjithë lëkurën e fytyrës me një shtresë të hollë yndyre.

Nëse keni shenja nga aknet, lajmi.net iu sugjeron që të përdorni me rrotacion vaj të pemës së çajit dhe vaj të vitaminës E, sepse të dyja kanë efekte të jashtëzakonshme. Pra, një natë përdorni njërën, natën tjetër tjetrën.

Nëse përdorni makijazh, përdorni solucione për heqjen e makijazhit para se të lani fytyrën. Zgjedhja më e mirë dhe e sigurt është uji mincellar për pastrim të lëkurës, që gjendet në shumicën e kozmetikave ose edhe në markete.

Ditët e para lëkura juaj do të duket më e yndyrshme, sepse prodhimi i yndyrës nuk ka filluar të bie, por pas një apo dy javësh, do të ndjeni lëkurën shumë më të butë, të shëndetshme dhe më pak të yndyrshme.

Arsyeja pse lëkura vazhdimisht prodhon më shumë yndyrë është sepse me larjen e tepërt ju e zhvishni nga mbrojtja, ndërsa nëse ju i ofroni ushqim, hidratim dhe yndyrë të mjaftueshme, lëkura do të zvogëloj prodhimin e yndyrës. /Lajmi.net/