Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Nëse i keni këto tri simptoma njëkohësisht, mund të keni koronavirus

14:19 | 6 Prill 2020

Meqenëse koronavirusi është sëmundje e re, simptomat ende janë temë e cila nuk është e hulumtuar në tërësi.

Shkencëtarët e New York University me analizën e 53 mostrave të pacientëve të hospitalizuar nga qyteti Wenzhou në Kinë kanë zbuluar edhe simptoma të reja, transmeton Telegrafi.

Megan Coffee, infektologe dhe udhëheqëse e këtij studimi, ka thënë që studimin e kanë bërë për t’u ndihmuar mjekëve që më lehtë të identifikojnë kujt prej atyre rasteve të buta mund t’i përkeqësohet gjendja.

Pra, tri simptoma të koronavirusit të cilat i kanë zbuluar tek ata me inflamacion serioz të mushkërive kanë qenë:

Rritja e aminotransferazës

Faktori i parë është ngritja e lehtë e alaninës së aminotransferazës (ALT), enzimë e cila është e pranishme në qelizat e mëlçisë.

Koncentrimet e ngritura të këtyre enzimave flasin për shkatërrimin apo dëmtimin, në rend të parë, të mëlçisë (infeksioni akut apo dëmtimi toksik i mëlçisë cirroza apo kanceri i mëlçisë) dhe infarkti imiokardit.

Dhembjet e thella në muskuj

Faktori i dytë e rrezikshëm janë dhembjet e thella në muskujt të njohur si mialgji. Mialgjia shfaqet për shkak të faktorëve të ndryshëm etiologjikë: lëndimet, traumat, punës intensive fizike dhe të lodhshme. Gjithashtu shfaqet pas incidentit akut të dhembshëm në muskujt përkatës.

Sipas raportit të SZO-së, rreth 15 për qind të të gjitha rasteve të shënuara të koronavirusit kanë ndier dhembje në muskuj dhe nyja.

Hemoglobina e rritur

Faktori i tretë është niveli i ngritur i hemoglobinës, proteinë e cila transporton oksigjenin në gjak.

Nëse pacienti është në gjendje posaçërisht të rëndë për shkak të koronavirusit, ngrihet prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut në mënyrë që të kompensojë mungesën kronike të oksigjenit për shkak të punës së keqe të mushkërive.