Nëse i bën këto gjëra je shqiptar i vërtetë

Nëse e gjeni veten në këtë listë situatash, atëherë ju jeni një shqiptar tipik.

Fun

06/12/2015 12:50

Je shqiptar i vërtetë nëse:

1. Komshinjtë të vijnë dhe të kërkojnë gjëra (kripë, sheqer, vegetë ose ndonjë vegël)
2. Dita të fillon duke pirë cigare
3. Vonohesh në orën e parë dhe të dytë të mësimit dhe e zë krejt normale
4. Bisedon edhe “një orë” tek dera me mysafirin që është duke shkuar
5. Nëna të thotë “ke rënë në peshë” edhe pse e ke peshën normale
6. Nëse tashmë i ke mbushur 20 vjet, familjarët të pyesin për nuse ose dëshirojnë të ta gjejnë një
7. Në dasmë është normale t’i ftosh mbi 300 mysafirë
8. Prindërit gjithmonë i marrin shembull si njerëz të mirë fëmijët e fqinjëve, edhe nëse ju e dini se ata nuk janë
9. Gjyshja të thotë ende “mos u ul në beton” se ftohesh
10. Nëna ta përkujton çdo herë “ruju se po të rrokë promaja”
11. Pas darke pini çaj të zi
12. Serialet turke i shikoni me vëmendje të madhe dhe i komentoni ato edhe me mysafirët
13. Prindërit të thonë “le atë telefon mo” edhe nëse sapo ke filluar ta përdorësh
14. Si të shkoni diku mysafir, e kërkoni menjëherë fjalëkalimin e wireless-it
15. I ke të paktën dy shokë që njëri është me Real Madridin dhe tjetri me Barcelonën
16. Nëse humb në PlayStation fajin gjithmonë e ka joystick-u
17. Nëse blen cigare me copë
18. Ke të paktën një shok me emrin Egzon
19. E ke shkruar emrin në bankë të shkollës
20. Nëse merr ‘veresi’ (borxh) në dyqan /lajmi.net