Nëse Feronikeli e fiton fazën parakualifikuese në L.K, e presin këto skuadra

KF Feronikelin e presin sfida të vështira nëse fiton fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Sport

17/06/2019 21:57

Skuadra nga Drenasi do të përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Superligës së Kosovës rrugëtimin në Ligën e Kampionëve do ta nisin nga faza parakualifikuese, që këtë vit organizohet në Prishtinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në rast triumfi në fazën parakualifikuese, KF Feronikeli mund të përballet me Bate Borisovin e Bullgarisë, Mariborin e Sllovenisë, Rosenborgun e Norvegjisë, HJK Helsinki i Finlandës, Dundalk i Irlandës dhe The New Saints të Uellsit.

Për të arritur deri te këto përballje, KF Feronikeli duhet të fitojë fazën parakualifikuese, që zhvillohet nga 25 qershori në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë./Lajmi.net/