Të Infektuar: 100.655

Të Shëruar: 85.842

Të Vdekur: 2.053

Nëse doni lumturi, këto 5 gjëra duhet t’i bëni patjetër bashkë si çift

11:09 | 29 Mars 2021

Nuk ka asgjë më ngushëlluese se sa të përqafohesh në shtrat me dashurinë e jetës tënde.

Jeta është unike dhe kalon shpejt, nuk duhet të humbësh kohë në diskutime dhe momente të këqija, por të kënaqesh me personin që po ndërton të ardhmen, shkruan “IconStyle”.

Duke bërë disa gjëra së bashku ju forconi marrëdhënien gjithnjë e më shumë, transmeton lajmi.net.

Të gatuajnë së bashku

Gatimi së bashku rrit bashkëpunimin në çift dhe madje edhe besimin! Duke ditur shijet e partnerit, ju lejoni të keni më shumë harmoni me partnerin, jo vetëm në kuzhinë, natyrisht.

Zbuloni sekretet tuaja

Baza e çdo marrëdhënieje është besimi. Nëse ne mund të flasim me partnerin tonë pa siklet dhe pa tabu dhe mund t’i themi atij ndonjë sekret që nuk do donim t’ja tregonim askujt tjetër. Kështu e forcojmë më shumë marrëdhënien tonë.

Udhëtoni së bashku

Udhëtimi është gjithmonë një mënyrë e shkëlqyer për të eliminuar stresin dhe për të rritur lumturinë. Duke njohur vende dhe kultura të reja është gjithmonë e bukur. Udhëtimi bëhet edhe më i bukur kur e realizoni atë me personin që doni.

Hani në shtrat

Nëse doni të ndiqni sugjerimin e parë që ju dhamë pra të gatuani së bashku, mos kini frikë ta konsumoni ushqimin e përgatitur me dashuri në shtrat. Kjo është një mënyrë për të dalë nga rutina e zakonshme.

Flini bashkë

Fjetja është një nga gjërat më të këndshme në jetë, sidomos pas një dite shumë rraskapitëse. Është mirë të kesh pak kohë për të pushuar në shtrat dhe nëse është me partnerin tuaj është shumë më mirë sepse nuk ka asgjë më ngushëlluese se sa të përqafohesh në shtrat me dashurinë e jetës tënde. /Lajmi.net/