“Nëse do më ndodhte e njëjta gjë, do të jepja dorëheqje”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se do të jepte dorëheqje nëse skuadra e tij do të ishte në situatë të njëjtë sikurse Real Madrid.

Sport

08/03/2019 09:52

‘Los Blancos’ janë përshëndetur nga të gjitha garat që në fillim të marsit.

Humbja nga Barcelona në Kupën e Mbretit, eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe mbetja 12 pikë larg katalanëve në renditje, i kanë vënë ‘vulën’ e një sezoni të dështuar për Real Madridin.

Mundo Deportivo shkruan se burime të caktuara kanë konfirmuar se Bartomeu do të largohej nga Barcelona, nëse diçka e ngjashme do t’i ndodhte skuadrës së tij.

“Nëse kjo do të më ndodhte mua, unë do të jepja dorëheqje”, thuhet të ketë thënë Bartomeu./Lajmi.net/