Nëse dëshironi të keni flokë me volum,duhet të i keni parasysh këto gjëra

Flokët voluminozë janë gjithmonë më të preferuarit e të gjitha vajzave. Nëse keni këtë lloj floku ju jeni shumë me fat, pasi ata duken shumë të shëndetshëm dhe më të gjatë.

Lifestyle

15/11/2019 21:44

Megjithatë, për të gjitha vajzat që dëshirojnë flokë të tilla ne po ju tregojmë disa mënyra që do ju ndihmojnë t’i bëni të duken plot volum sipas ‘Healthyonline.’

1- Ndryshoni drejtimin e flokëve. Pra, nëse ju i keni të ndara në mes kthejini anash.

2- Pjesën e rrënjës kriheni mbrapsht.

3- Përdorni shampo për volum.

4- Flokët thajini me kokën poshtë.

5- Kur të flini gjumë mos i kapni, por thjesht rrotullohini dhe mbajini lart kokës.

6- Aplikoni shampo të thatë.