Nervozohet zëdhënësi i AAK-së, e quan “viç” këshilltarin e Kurtit

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i ka reaguar këshilltarit të Albin Kurtit, Elvis Hoxhës, i cili sot tha se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”. Përmes një postimi në Facebook, Blaka e ka quajtur “viç” këshilltarin e kryeministrit Kurti, shkruan lajmi.net. “E dhimbshme. Ja…

Lajme

16/08/2022 18:52

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i ka reaguar këshilltarit të Albin Kurtit, Elvis Hoxhës, i cili sot tha se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj “fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”.

Përmes një postimi në Facebook, Blaka e ka quajtur “viç” këshilltarin e kryeministrit Kurti, shkruan lajmi.net.

“E dhimbshme. Ja ky hiçi ynë, çfarë viçash ka për këshilltarë. Këtë vemje. Këtë parazit!”, ka shkruar Blaka.

Kujtojmë se në postimin e tij, këshilltari i Kurtit kishte kërkuar nga Haradinaj që të hesht, duke i thënë se ashtu do të fitojë më shumë vota.

“Ramush, nuk ka nevojë të hartosh fraza që shpejt të kthehen në fore kundër teje. Ramush, kur është për më folë diçka, je fut në zanat t’huaj. Si të ta them… më mirë hesht. Fiton më shumë vota kur hesht sesa kur këndon apo imiton lopën”, ka shkruar Hoxha. /Lajmi.net/