Nervozohet keq Santiana Maloku: Popull më negativ se shqiptarët nuk kam parë kurrë në jetë
Santiana Maloku ka reaguar ashpër me një postim të publikuar në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram. Bukuroshja nga Gjakova ka shpërthyer ndaj përdoruesve të internetit për shkak të komenteve negative që merr çdo ditë. Ajo thotë se që nga Big Brother nuk është lënë rehat, duke marrë mesazhe nga më të këqijat. Postimi i plotë i…
ShowBiz
Santiana Maloku ka reaguar ashpër me një postim të publikuar në rrjete sociale, gjegjësisht Instagram.
Bukuroshja nga Gjakova ka shpërthyer ndaj përdoruesve të internetit për shkak të komenteve negative që merr çdo ditë.
Ajo thotë se që nga Big Brother nuk është lënë rehat, duke marrë mesazhe nga më të këqijat.
Postimi i plotë i Santianës:
“Popull më negativ se shqiptarët kurrë në jetë nuk kam parë, vrer prej gojës, helm kishit pas brenda. Definitivisht mirë e kan pas kur kan thënë që gjakun ta fal e suksesin jo. Kur u bonet bre kaq moralista?
Mos dilni nëpër protesta, kur po vrahet naj gru, e kur po lëndohen çikat e po keqtrajtohen. Kishe qaq po brengoseni. Veç sa me ju kap gazetat e televizionet. Pa e përjashtu edhe gjininë femërore.
Marre ju koft, që prej se ka përfundu Big Brother nuk më keni lënë rehat e më keni bombarduar me mesazhe prej më të këqijave e me komente prej më të ndyrave.
Paragjykimet janë ato që budallenjt i përdorin për arsye. Qenie poshtër.