Nervoziteti mund të shkaktojë sulm në zemër

Njerëzit që përjetojnë momente të zemruara janë pesë herë me më shumë gjasa për të pësuar sulm në zemër në dy orët e ardhshme, thotë një hulumtim i ri në Harvard. Analazia statistikore e 6000 sulmeeve në zemër dhe në tru, ka sugjeruar se në dy orë pas një shpërthimi të nervozes, rreziku i sulmit…

Lifestyle

04/03/2014 20:32

Njerëzit që përjetojnë momente të zemruara janë pesë herë me më shumë gjasa për të pësuar sulm në zemër në dy orët e ardhshme, thotë një hulumtim i ri në Harvard.

Analazia statistikore e 6000 sulmeeve në zemër dhe në tru, ka sugjeruar se në dy orë pas një shpërthimi të nervozes, rreziku i sulmit ishte 4,74 herë më i lartë se sa në kohë të tjera.

Sipas shkencëtarëve në Universitetin e Harvardit, mijëra sulme të zemrës janë shkaktuar nga nervoza, çdo vit. Njerëzit që e kanë shtypjen e gjakut më të lartë kanë më shumë gjasa për ta humbur durimin e tyre, raporton The Times.

Trajtime të tjera psikologjike për të qetësuar njerëzit mund të jenë efektive në një mënyrë, për të parandaluar sulmet e zemrës së bashku me droga të tilla si statin dhe beta-bllokim, thanë ata.

Edhe pse rreziku nga përjetimi i një ngjarje akute kardiovaskulare në ndonjë rast të shpërthimit të nervozës është më i ulët, rrezuku mund të rritet nga zemërimi i shpeshtë, tha Elizabeth Mostofsky, një epdemiologe në Shkollën e Shëndetit Publik dhe autore kryesore e këtij studimi në Harvard.

Një person mund të ketë sulm në zemër pa pasur sëmundje kardiovaskulare, nervoza e shpeshtë është e mjaftueshme që të ndodhë një gjë e tillë.